top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NJIHUNI ME MOLLËT E PURPURTA QË RRITEN NË KANADA (PRODUKTE TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE).

Otavë, Kanada | Mollët e purpurta që rriten në Sasketçiuan (Saskatchewan) të Kanadasë janë bërë virale së fundmi në rrjetet sociale.

 

Në rast se keni qenë konfuz, pamja nuk është reale dhe sigurisht është produkt i inteligjencës artificiale.

 

Duket vërtet mbresëlënëse. Do të ishte shumë argëtuese, por për fat të keq nuk është e vërtetë”, tha znj. Rachelle Hofmeister, hortikulturiste në Dutch Growers.

 

Sipas entit mediatik New York Post, trendi filloi pas një postimi në Instagram nga përdoruesi Unnaturalist AI që përshkruante disa mollë ngjyrë vjollce që shkëlqenin në një dërrasë prerëse.

 

Përdoruesi renditi vendndodhjen e postimit të tij si Knott's Berry Farm - një park tematik në Kaliforni, por i përshkroi mollët e purpurta si të ardhura nga provinca kanadeze e Sasketçiuan (Saskatchewan), ku ato lulëzojnë në klimën e ftohtë dhe kanë shijen e kanellës dhe bananes.

 

Kuptohet, ky postim i veçantë shkaktoi konfuzion tek lexuesit të cilët filluan të kërkonin më shumë informacion rreth mollëve të purpurta.

 

Ne kemi shumë mollë këtu në Sasketçiuan (Saskatchewan), por asnjëra prej tyre nuk është vjollcë”, tha znj. Hoffmeister.

 

Të gjithë kanë tul të bardhë dhe lëkurë të kuqe”, tha ajo.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page