
Shën Pal (Sao Paulo), Brazil | Një video në të cilën shihet një oficer i policisë ushtarake të Shën Palit (Sao Paulo) duke hedhur një burrë nga një urë po skandalizon Brazilin.
Pamjet e transmetuara nga TV Globo dhe të bëra virale në të gjitha rrjetet sociale virtuale, tregojnë një polic duke tërhequr zvarrë një burrë me bluzë blu në buzë të një ure dhe më pas e hedh poshtë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës së 2 dhjetorit 2024.
Oficerët e përfshirë (siç shihet në video ishin katër prej tyre) i përkasin Batalionit të 24-të të Policisë Ushtarake, me qendër në Diadema, një qytet me 400 mijë banorë në brendësi të Paulistës.
Viktima, e plagosur në kokë, mbijetoi (lartësia e urës ishte vetëm 3 metra), kishte detyruar një bllokim të rrugës dhe pas një ndjekjeje prej dy kilometrash, u kap në lagjen Cidade Ademar, në jug të Shën Palit.
Trembëdhjetë oficerë të batalionit u hoqën menjëherë nga patrulla rrugore dhe u caktuan në detyra administrative dhe u hap një hetim i policisë ushtarake për të hetuar rastin, i cili u përcaktua si i papranueshëm nga institucioni.
Guvernatori i shtetit të Shën Palit Tarcísio de Freitas, tha se një oficer policie i cili shkon aq larg sa të hedh një person nga një urë është qartësisht i papërshtatshëm për të veshur atë uniformë, duke premtuar një hetim për rastin dhe dënime të rënda.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments