Romë, Itali | Një vit më parë Beluskoni vdiq në orën 9.30 të mëngjesit në spitalin Shën Rafel (San Raffaele), në Milano.
Por, një vit më vonë, ajo që ende djeg më shumë për fëmijët është plaga e sprovave të shumta që përfshiu babain e tyre, e përjetuar si një marrëveshje gati vdekjeprurëse.
Znj. Barbara Berluskoni thotë: “Ai ishte lideri politik më i përndjekur në botë me më shumë se 4 mijë seanca dhe 86 gjyqe.”
Ish-kryeministri ishte 86 vjeç dhe prej ditësh ishte shtruar në spital, zyrtarisht për analizat që lidheshin me leuçeminë mielomonocitare nga e cila vuante.
Lajmi për vdekjen e tij bëri xhiron e botës, në botën e futbollit, televizionit dhe argëtimit.
Përveç politikës, të cilën Kavalieri e shënoi me themelimin e Forca Italisë (Forza Italia) 30 vjet më parë dhe drejtimin e qeverisë katër herë.
Berluskoni ishte arkitekti i shtrëngimit të duarve mes Bushit dhe Putinit.
Më pas, funerali shtetëror u krye në katedralen e Milanos.
U shoqërua edhe nga koret e tifozëve të Milanit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit