top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË VIDEO NGA ENTI MEDIATIK CNN TREGON USHTARËT RUSË DUKE EKZEKUTUAR USHTARË UKRAINAS TË CILËT ISHIN DORËZUAR | PROKURORI KOSTIN: VRASJET PËRBËJNË KRIME LUFTE DHE JANË TË ORKESTRUARA NGA KREMLINI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Kiev, Ukrainë | Një video me dron ukrainas, e marrë ekskluzivisht nga transmetuesi televiziv amerikan “CNN”, tregon ekzekutimin gushtin e kaluar të tre ushtarëve ukrainas të cilët ishin dorëzuar nga forcat ruse.

 

Episodi ka ndodhur pranë qytetit të diskutueshëm të Pokrovsk-ut, në pjesën lindore të vendit.

 

Ekzekutimi i tre ushtarëve, sipas entit mediatik “CNN”, ishte pjesë e një sërë ekzekutimesh, numri i të cilave duket se po rritet këtë vit.

 

Burime nga shërbimet e inteligjencës ukrainase i kanë ofruar të njëjtit transmetues një listë me 15 raste të ngjashme që kanë ndodhur që nga nëntori i kaluar, shumë të vërtetuara nga video të regjistruara nga drone ose përgjime audio.

 

Prokurori i Përgjithshëm ukrainas, Andrij (Andriy) Kostin i tha entit mediatik “CNN” se po heton 28 incidente të ngjashme që nga fillimi i luftës, në të cilat vdiqën 62 ushtarë.

 

Sipas prokurorit Kostin, vrasjet përbëjnë krime lufte dhe janë pjesë e një politike të orkestruar të Kremlinit.

 

Nëse të burgosurit e luftës dorëzohen, nëse tregojnë dorëzim, nëse nuk kanë armë në duar, atëherë ekzekutimi i përmbledhur është një krim lufte”, shpjegoi prokurori i Përgjithshëm ukrainas.

 

Prokurori Kostin pohon gjithashtu se këto krime janë kryer në pjesë të ndryshme të Ukrainës, nga njësi të ndryshme të ushtrisë ruse, duke i dhënë kështu Ukrainës mundësi për t'i ngritur këto incidente në krime kundër njerëzimit.

 

Kjo politikë është e orkestruar nga Kremlini. Është një urdhër shumë specifik nga komandantët rusë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page