top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NJË VAJZË 10-VJEÇARE U DHUNUA SEKSUALISHT NË NJË QENDËR MIGRANTËSH NË ZONËN E BRESHIAS | AJO KA MBETUR SHTATZËNË: POLICIA ITALIANE ARRESTOI NJË TË DYSHUAR I CILI NUK KA PRANUAR TË FLASË PARA HETUESVE.

Breshia, Itali | Një vajzë dhjetë vjeçare e pritur në një qendër emigrantësh në zonën e Breshias, ka mbetur shtatzënë pasi u keqtrajtua nga një mysafir tjetër në qendër.

 

Sipas gazetës “Bresciaoggi” e cila, raportoi lajmin, autori është arrestuar tashmë javë më parë dhe për këtë arsye ndodhet në burg në Breshia me akuzën e sulmit të rëndë seksual.

 

I akuzuari ishte mysafir në objektin ku ndodhej vajza e vogël, duke pritur me nënën e saj njohjen e statusit të refugjatit.

 

Prokurorja Federika Keski (Federica Ceschi) urdhëroi arrestimin e të dyshuarit pas ankesës nga nëna e vajzës, e cila, pa qëndrimin e vajzës së saj të ndryshojë.

 

Hetuesit janë duke ruajtur konfidencialitetin dhe janë në pritje të rezultateve të analizave.

 

Burri në burg - një fqinj i vendosur në objektin e migrantëve - shfrytëzoi të drejtën për të mos u përgjigjur gjatë marrjes në pyetje për të vërtetuar arrestimin.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page