Los Anxhelos, Amerikë | Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter trondi zonën e Los Anxhelosit herët pasdite të së hënës me orën lokale (rreth orës 22:20 me orën shqiptare).
Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të lagjes Haillend Park (Highland Park), disa kilometra në veri të qendrës së Los Anxhelosit, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments