top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË SHPËRTHIM NË NJË KOMPLEKS BANESASH NË MOSKË LA TË VDEKUR ARMEN SARKISIAN-in (THEMELUES I BATALIONIT USHTARAK ME PËRKATËSI ARMENE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 3
  • 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Autoritetet ruse të hetimit penal njoftuan se një shpërthim në një kompleks banesash në Moskë ka lënë të vdekur disa veta, përfshirë themeluesin e një batalioni që lufton përkrah forcave ruse në Ukrainë.

 

Shpërthimi i 3 shkurtit 2025 është më i fundit në një valë shpërthimesh dhe sulmesh.

 

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar autoritetet tha se mjeti shpërtheu rreth orës 9:45 në mëngjes. Mjeti me gjasë ishte dërguar në kompleksin banesor, Alye Parusa, nga korrieri.

 

Në mesin e viktimave ishte edhe z. Armen Sarkisian, themeluesi i një batalioni ushtarak me përkatësi armene, i cili, ka luftuar në Ukrainë përkrah trupave ruse.

 

Agjencitë e lajmeve Interfax dhe Tass cituan zyrtarë të paemëruar që thanë se ai vdiq pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

 

Dëshmitarët thanë se në kohën e shpërthimit, z. Sarkisian u pa duke ecur në një korridor të ndërtesës drejt një parkimi.

 

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

 

Gazeta Kommersant raportoi se truproja i tij, z. Oleg Kasperoviç (Kasperovich) u vra dhe një truprojë tjetër u plagos rëndë.

 

Batalioni që z. Sarkisian thuhet se e ka themeluar quhet ArBat, një rrjet mercenarësh të mbështetur nga inteligjenca ushtarake ruse.

 

Autoritetet ukrainase e kanë akuzuar z. Sarkisianin për përfshirje në dhunën e protestave të rrugës Maidan, në Kiev, në vitin 2014.

 

Sipas mediave ukrainase, ai gjithashtu është mik i ngushtë i ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç (Yanukovych), i cili, u arratis në Rusi pas protestave të mbajtura në Maidan, në vitin 2014.

 

Në muajin prill të vitit 2018 z. Sarkisian u ndalua në Francë, ku po priste ekstradimin në Ukrainë. Megjithatë, ai u lirua pas dy ditësh me garanci personale.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page