Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kristian Moli, i cili, ushtron funksionin e inxhinerit të kompanisë “Dd air” shpk.
Ai dyshohet si kryerës i veprës penale të parashikuar si “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen e një punëtori ndërtimi me moshë 66 vjeç, i cili, ra nga lartësia në vendin e punës dhe vdiq në vend.
Njoftim | Të premten një punëtor ndërtimi ra nga lartësia dhe për pasojë humbi jetën.
Ai po punonte në një kantier në Tiranë në rrugën “Bardhok Biba”. Policia pas verifikimeve të kryera, arrestoi drejtuesin teknik të firmës, Kristian Moli.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan Kristian Moli 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar punëtori, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments