Jaunde, Kamerun | At Kristofe (Christophe) Komla Badjougou, një prift togolez Fidei Donum, u vra në Jaunde (Yaoundé), në kryeqytetin e Kamerunit, në mbrëmjen e 7 tetorit 2024.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Fides (e Vatikanit).
Prifti u qëllua për vdekje përpara portës së Misionarëve të Zemrës së Papërlyer të Marisë në Mvolie (Mvolyé), një lagje e kryeqytetit kamerunas.
Imzot Zhan (Jean) Mbarga, kryepeshkop i Jaundes (Yaoundé) shprehu dhimbjen e thellë dhe dërgoi ngushëllimet e tij për familjen e priftit, miqtë e tij dhe komunitetin e krishterë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments