
Tiranë, Shqipëri | Një prej vendeve që ka përfituar shumë fonde financiare nga USAID-i është edhe Shqipëria.
Sipas të dhënave të ambasadës amerikane, që nga viti 1992 e deri më sot janë dhënë mbi 500 milionë $ fonde.
Por ku kanë shkuar këto para?
Të gjithë e dimë se ata që kanë përfituar fonde janë një grup njerëzish.
Nëse shohim për shembull projektet mediatike, i kanë marrë disa individë pa asnjë kontribut në media dhe sot janë me vila e makina luksoze.
Po ashtu dhe në fusha të tjera.
Janë me qindra organizata që kanë marrë para.
Administrata e presidentit Tramp (Trump) e ka bllokuar faqen zyrtare të USAID, duke bllokuar të dhënat nga viti 2021 e deri më sot.
Por, të dhënat para kësaj periudhe janë të hapura dhe mud të shihen fare lehtë disa prej projekteve që kanë dhënë në Shqipëri ndër vite.
Bëhet fjalë për shifra të mëdha duke shkuar deri në 10 milionë dollarë.
Këto janë vetëm një pjesë shumë e vogël e projekteve, pasi ka dhe shumë e shumë të tjera që janë dhënë ndër vite, ku kanë përfituar jo vetëm shoqata, poe dhe bashki, ministri dhe organe shtetërore.
Disa prej projekteve të USAID në Shqipëri.
1- Emri: Programi i Përshpejtuar i Zhvillimit Qytetar dhe Bashkëpunimit të USAID-it.
Kohëzgjatja: Janar 2017 - Korrik 2020.
Buxheti: 2 078 919 dollarë.
Zbatues: Qendra Burimore Kombëtare Shqiptare e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).
2- Emri: Projekti i USAID-it Drejtësia për të Gjithë.
Kohëzgjatja: Mars 2016 - Mars 2021.
Buxheti: 10 596 573 dollarëImplementues: East West Management Institute.
3- Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore.
Kohëzgjatja: Janar 2012 - Shtator 2019.
Buxheti: 17 582 943 dollarë.
Implementues: Tetra Tech ARD.
4- Emri: Promovimi i Transparencës në Financat e Partive.
Kohëzgjatja: 1 tetor 2016 - 30 shtator 2018.
Buxheti: 475 000 dollarë.
Zbatues: Instituti Kombëtar Demokratik.
5- Emri: Fuqizimi Ekonomik i Personave me Aftësi të Kufizuara.
Kohëzgjatja: Shtator 2010 - Nëntor 2019.
Buxheti: 1 109 860 dollarë.
Zbatues: Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
6- Emri: Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri.
Kohëzgjatja: Tetor 2014 - Shtator 2018.
Buxheti: 1 208 396 dollarë.
Zbatues: Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipëri.
7- Emri: Transparenca në Angazhimin Shëndetësor.
Kohëzgjatja: Mars 2017 – Mars 2019.
Buxheti: 1 999 030 dollarë.
Zbatues: University Research Co.
8- Emri: AgroTourism Albania.
Kohëzgjatja: Shtator 2016 - Shtator 2019.
Buxheti: 695 270 dollarë.
Zbatues: CEED Albania.
9- Emri: Diber: Shtigje dhe Tradita.
Kohëzgjatja: Mars 2017 - Mars 2020.
Buxheti: 1 046 689 dollarë.
Zbatues: Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Vendore.
10- Emri: Programi për Zhvillimin e Sektorit Financiar.
Kohëzgjatja: Shtator 2011 - Dhjetor 2018.
Buxheti: 7 070 000 dollarë.
Implementues: Aleanca Vullnetare për Rritjen Ekonomike.
11- Emri: Njerëzit së pari.
Kohëzgjatja: Shtator 2016 - Shtator 2018.
Buxheti: 749 744 dollarë.
Implementues: The Headhunter.
12- Emri: SmartCapital.
Kohëzgjatja: Shtator 2016 - Mars 2021.
Buxheti: 2 900 000 $.
Zbatues: Creative Business Solutions.
13- Emri: Fondi i Investimeve dhe Financave të Turizmit.
Kohëzgjatja: Maj 2016 - Janar 2020.
Buxheti: 1 435 628 dollarë.
Zbatues: Qendra për Edukimin Ekonomik dhe Biznes (CEBE).
14- Emri: Rritja e Bizneseve Sociale në Shqipëri.
Kohëzgjatja: Janar 2016 - Janar 2019.
Buxheti: USAID 1 000 000 dollarë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言