top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË POLIC U GODIT ME THIKË NË PARIS: DORASI U QËLLUA ME ARMË ZJARRI DHE MBETI I PLAGOSUR RËNDË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Paris, Francë | Një polic francez është goditur me thikë në Paris: Kështu bëjnë të ditur burime policore, duke saktësuar se sulmuesi është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri.

 

Sipas entit mediatik Bfmtv, ngjarjet u zhvilluan në lagjen e tetë të Parisit, një nga zonat më të frekuentuara turistike të kryeqytetit francez, tetë ditë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024.

 

Pasi ka vërejtur oficerët, njeriu me thikë në dorë ka filluar të vrapojë, më pas papritur ka ndryshuar drejtim dhe ka plagosur një oficer në vesh.

 

Në atë moment një koleg nga Policia Kombëtare hapi zjarr ndaj tij.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page