Tiranë, Shqipëri | Një pjesë e opozitës politike po mban sonte protestën e paralajmëruar para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Protestuesit kanë mbajtur 1 minutë heshtje në nder të 14-vjeçarit që mbeti viktimë e një sherri ditën e djeshme pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
Protesta po mbahet për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025.
Deputetët e opozitës kanë dalë haptas kundër miratimit të buxhetit, të cilin, e konsiderojnë antisocial.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments