NJË PJESË E KRATERIT TË VULLKANIT ETNA U SHEMB | RETË SHPËRTHYESE ARRIJNË KILOMETRA LARTËSI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 2
- 1 min read

Siçili, Itali | Një re shpërthimi, të paktën disa kilometra e lartë, ngrihet mbi Etnën.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Observatorit Etnean të Katanias, kjo u shkaktua nga një rrjedhë piroklastike, ndoshta e prodhuar nga një shembje e materialit në krahun verior të kraterit Juglindor.
Materiali i nxehtë, nga vëzhgimet paraprake, duket se nuk ka kaluar skajin e Luginës së Luanit.
Në të njëjtën kohë, aktiviteti shpërthyes nga krateri juglindor u ndryshua në një shatërvan lave.
Dridhja vullkanike arriti vlera shumë të larta. Qendra e burimeve është në zonën e kraterit Juglindor.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments