top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË PIKTURË MONUMENTALE QË VAZHDON TË MAGJEPSË AUDIENCËN GATI 200 VJET PASI U PIKTURUA PËR HERË TË PARË | “EKZEKUTIMI I ZONJËS XHEIN GREI (LADY JANE GREY)”; E ARTISTIT POLL DELAKRO (PAUL DELAROCHE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 28
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Një pikturë monumentale që vazhdon të magjepsi audiencën gati 200 vjet pasi u pikturua për herë të parë.

 

Kur u ekspozua për herë të parë në Sallonin e Parisit të vitit 1834, vepra e titulluar “Ekzekutimi i Zonjës Xhein Grei (Lady Jane Grey)” i artistit Poll Delakro (Paul Delaroche) ishte një ndjesi e menjëhershme.

 

Edhe pse jo e saktë historikisht në shumë detaje, kombinimi i melodramës intensive dhe realizmit të pikturës u tregua jashtëzakonisht i popullarizuar për publikun.

 

Pavarësisht famës së saj origjinale, ajo u harrua për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të.

 

Për dekada, mendohej se ishte shkatërruar në përmbytjen e Lumit Tamis (Thames) - të vitit 1928.

 

Pas rizbulimit të rastësishëm në bodrumin e Galerisë Tate në vitin 1973, ajo u ekspozua dy vjet më vonë në Galerinë Kombëtare, ku vazhdon të jetë një nga pikturat më të njohura britanike.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page