NJË PIANIST DHE AKTIVIST KUNDËR LUFTËS NË UKRAINË VDIQ NË NJË BURG RUS: PAVEL KUSHNIR THUHET SE VDIQ PËR SHKAK TË GREVËS SË URISË DHE TË ETJES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 5, 2024
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | Ka ndërruar jetë në burg pianisti rus Pavel Kushnir, i arrestuar për protestën kundër konfliktit në Ukrainë, me disa ndërhyrje në YouTube.
Këtë e ka bërë të ditur nëna e tij, cituar nga gazeta Mediazona.
Sipas saj, znj. Irina Levina, autoritetet i thanë asaj se djali i saj Kushnir, i cili ishte 39 vjeç, vdiq për shkak të një greve urie dhe etje në një qendër paraburgimi në Birobizhan, në Lindjen e Largët Ruse.
Lajmi për vdekjen e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Majin e kaluar, një kanal Telegram i konsideruar i afërt me forcat e sigurisë raportoi arrestimin e z. Kushnir pasi muzikanti kishte postuar katër mesazhe në kanalin e tij në YouTube kundër ndërhyrjes së armatosur ruse në Ukrainë.
Sipas të njëjtit burim, akuza ndaj tij ishte për nxitje të aktiviteteve terroriste.
Enti mediatik Mediazona shkruan se mesazhi i fundit i postuar nga z. Kushnir ishte një fjalim kundër homofobisë shtetërore, kundër fashizmit dhe luftës.
Z. Kushnir, i cili u rrit në qytetin e Tambovit, 400 kilometra në juglindje të Moskës, u diplomua në Konservatorin Çajkovski (Chaikovsky) të kryeqytetit dhe luajti në Filarmoninë e Rajonit Kursk për shtatë vjet.
Më pas ai ishte anëtar i Filarmonisë Kurgan për tre vjet.
Që nga viti 2023 luajti në Filarmoninë Rajonale të Birobizhan-it.
Në vitin 2014 ai kishte shkruar një roman dhe po i përkushtohej edhe përkthimeve të letërsisë bashkëkohore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments