top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NJË NUMËR I VOGËL I USHTARËVE TË KORESË SË VERIUT TASHMË NË UKRAINË | KIEVI: 160 MIJË USHTARË TË TJERË NË 3 MUAJT E ARDHSHËM.

Kiev, Ukrainë | Një numër i vogël i ushtarëve të Koresë së Veriut janë tashmë brenda Ukrainës dhe së shpejti mund të përforcojnë vijën e frontit rus.

 

Këtë e raporton enti mediatik CNN duke cituar disa burime.

 

Ukraina po planifikon të shtojë 160000 ushtarë të tjerë në forcat e saj të armatosura gjatë tre muajve të ardhshëm, ndërsa forcat e Kievit luftojnë për të zmbrapsur përparimet ruse.

 

Këtë e njoftuan zyrtarët e Kievit.

 

Ka plane për të tërhequr më shumë se 160000 njerëz, i tha Parlamentit Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Lytvynenko.

 

Një burim sigurie i tha veçmas entit mediatik AFP se rekrutimi do të bëhej për tre muaj.

 

Forcat e armatosura ruse kanë vendosur të kryejnë stërvitje në të cilat do të simulojnë detyrat e kryerjes së një sulmi masiv bërthamor me forcat sulmuese strategjike në përgjigje të një sulmi bërthamor armik: këtë e deklaroi ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov teksa iu drejtua presidentit Vladimir Putin.

 

Kështu raporton agjencia e lajmve Interfax, sipas së cilës, stërvitjet mbikëqyren nga presidenti rus.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page