top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NJË NGJARJE SHUMË E RRALLË NDODHI NË CERN: AJO MUND TË HAPË NJË FIZIKË TË RE TË NDRYSHME NGA MODELI STANDARD.

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Një ngjarje shumë e rrallë, e cila, mund të hapë shtigje të reja për të hetuar të ashtuquajturën fizikë të re, që nuk i përgjigjet teorisë aktuale të referencës, Modelit Standard.

 

U vëzhgua për herë të parë në CERN, në Gjenevë, falë eksperimentit NA62, një bashkëpunim ndërkombëtar i planifikuar për të shkuar deri në fizikën kufitare dhe që që nga mujai tetor i vitit 2022 është koordinuar nga italiani Xhuzepe Ruxherio (Giuseppe Ruggiero), studiues në Institutin Kombëtar të Fizikës Bërthamore dhe profesor në Universitetin e Firences.

 

Vëzhgimi, i paraqitur në një seminar në CERN, përmban një grimcë të quajtur “kaon”, e zbuluar pothuajse 80 vjet më parë.

 

Rezultatet e marra janë ende në përputhje me parashikimet e Modelit Standard, teorisë së referencës së fizikës që përshkruan sjelljen e të gjitha grimcave, por ato ndryshojnë paksa: ngjarjet e vëzhguara, në fakt, janë 50 % më të shumta se sa pritej.

 

Kjo mund të jetë për shkak të grimcave të panjohura që rrisin probabilitetin e këtij fenomeni.

 

Ne nuk mund të nxjerrim përfundime nga vëzhgimi aktual”, tha z. Ruxhiero.

 

NA62 ka analizuar deri tani një të katërtën e të dhënave të marra dhe të atyre që do të duhen në 2 vitet e ardhshme.

 

Ky rezultat - shton studiuesi - tregon se eksperimenti ka potencialin për të identifikuar një të dhënë për fizikën e re në 2- 3 vjet, edhe pse për një zbulim në kuptimin statistikor të termit do të jetë e nevojshme të kombinohen rezultatet e NA62 me ato të eksperimenteve të tjera.

 

Ngjarja e vëzhguar në Cern konsiston në zbërthimin e “kaonit” të ngarkuar në tre grimca: një pion i ngarkuar dhe një çift i formuar nga një neutrino dhe një antineutrino.

 

Sipas Modelit Standard, më pak se 1 në 10 miliardë “kaone” kalbet në këtë mënyrë.

 

Disa modele teorike sugjerojnë se ky zbërthim është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj devijimeve nga parashikimi i Modelit Standard - vazhdon z. Ruxhiero - duke e bërë atë një nga proceset më interesante për t'u studiuar dhe për të kërkuar prova të fizikës së re. NA62 është eksperimenti i vetëm në botë që mund ta studiojnë atë”.

 

Me këtë matje, ajo që shihet bëhet kalbja më e rrallë për të arritur nivelin e zbulimit”, tha znj. Kristina Laxeroni (Cristina Lazzeroni), e Universitetit Britanik të Birminghamit, e cila, ishte koordinatore e eksperimentit nga viti 2019 deri në vitin 2022, përpara z. Ruxhiero-s dhe që është ndër autorët e zbulimit.

 

Kjo analizë e vështirë është rezultat i punës së shkëlqyer ekipore dhe unë jam jashtëzakonisht krenar për këtë”, tha ajo.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page