Gaborone, Botsvana | Një nga diamantet më të mëdhenj në botë të zbuluar ndonjëherë, një gur i ashpër 2492 karatësh, është gjetur në Botsvana, njoftoi sot Lucara Diamond Corp., kompania kanadeze e minierave që zbuloi këtë perlë.
Diamanti u gjet në minierën Karoue (Karowe), në veri-lindje të Botsvanës, rreth 430 kilometra nga kryeqyteti Gaborone.
Kompania nuk e bëri të ditur vlerën e diamantit dhe as nuk dha detaje për cilësinë e tij.
Për sa i përket karatëve, guri është një rival i denjë i diamantit më të madh të minuar ndonjëherë, Cullinan 301675 karatësh, i zbuluar në Afrikën e Jugut në vitin 1905.
“Ne jemi të emocionuar me rikuperimin e këtij diamanti të jashtëzakonshëm 2,492 karatësh”, tha administratori i deleguar dhe presidenti i Lucara-s, Uilliam Lemb (William Lamb).
“Është një nga diamantet më të mëdha të përafërt të zbuluar ndonjëherë dhe u zbulua falë teknologjisë me rreze X të kompanisë Mega Diamond Recovery”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments