top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NJË LUFTË NË SHKALLË TË GJERË MIDIS IZRAELIT DHE HEZBOLLAHUT MUND TË SHPËRTHEJË NË JAVËT E ARDHSHME NËSE IZRAELI DHE HAMASI NUK ARRIJNË NJË MARRËVESHJE ARMËPUSHIMI PËR GAZËN.

Uashington, Amerikë | Një luftë në shkallë të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të shpërthejë në javët e ardhshme nëse Izraeli dhe Hamasi nuk arrijnë një marrëveshje armëpushimi për Gazën: shkruan enti mediatik Politico, duke cituar burime të inteligjencës amerikane.

 

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të bindin të dyja palët për të ulur tensionet - një detyrë që do të ishte shumë më e lehtë me një armëpushim në Gaza”, shkruan gazeta.

 

Megjithatë, marrëveshja është subjekt i negociatave të tensionuara dhe zyrtarët amerikanë nuk janë të sigurt se Izraeli dhe Hamasi do ta pranojnë marrëveshjen aktualisht në tryezë në të ardhmen e afërt.

 

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe Hezbollahu kanë hartuar plane luftarake dhe po kërkojnë të prokurojnë armë shtesë”, sipas dy zyrtarëve të lartë amerikanë të njohur me informacionin e inteligjencës.

 

Të dyja palët kanë thënë publikisht se nuk duan të shkojnë në luftë, por zyrtarë të lartë të administratës Baidn (Biden) besojnë gjithnjë e më shumë se luftimet intensive ka të ngjarë të shpërthejnë pavarësisht përpjekjeve për ta parandaluar ato”, thekson enti mediatik Politico.

 

Rreziku është më i lartë tani se në çdo kohë në javët e fundit”, tha një tjetër zyrtar i lartë amerikan, shtoi gazeta.

 

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav (Yoav) Gallant, gjatë vizitës së tij në Uashington, deklaroi se Izraeli nuk dëshiron një luftë në Liban, por mund t'i shkaktojë dëme të konsiderueshme Hezbollahut nëse diplomacia dështon.

 

Izraeli - shtoi ministri Gallant - ka aftësitë ushtarake për ta kthyer Libanin në epokën e gurit”, por vazhdon të preferojë një zgjidhje diplomatike.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page