top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NJË FONDACION BAMIRËS SHPËRNDAU EMBËLSIRA ME METAMFETAMINË PËR TË PASTREHËT | SASIA E METAMFETAMINËS NË ÇDO ËMBËLSIRË ISHTE DERI NË 300 HERË MË SHUMË SE NIVELI QË NJË PERSON DO TË MERRTE NORMALISHT.

Okllend, Australi | Një organizatë bamirëse për të pastrehët në Okllend (Auckland), Zelanda e Re, shpërndau pa e ditur ëmbëlsira që përmbanin doza potencialisht vdekjeprurëse të metamfetaminës në pakot e saj ushqimore, pasi ëmbëlsirat u dhuruan nga një anëtar i saj.

 

Kjo u raportua nga enti mediatik amerikan CNN, duke nënvizuar se stafi i Misionit të qytetit të Okllendit (Auckland) njoftoi se kishin filluar të kontaktojnë deri në 400 persona për të gjurmuar paketat që mund të përmbajnë ëmbëlsirat.

 

Policia e Zelandës së Re ka hapur një hetim penal.

 

Sipas Fondacionit të Drogës në Zelandën e Re, një organizatë e zbatimit të drogës dhe politikave që testoi së pari ëmbëlsirat, sasia e metamfetaminës në çdo ëmbëlsirë ishte deri në 300 herë më shumë se niveli që një person do të merrte normalisht dhe mund të ishte vdekjeprurëse.

 

Ëmbëlsirat kishin një vlerë të lartë tregu prej 1000 dollarë NZ (608 dollarë) secila, duke sugjeruar se dhurimi nga një anëtar i panjohur i publikut ishte aksidental dhe jo një sulm i qëllimshëm”, tha z. Briks (Birks) Ang, një zëdhënës i fondacionit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page