top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË E MOSHUAR 76-VJEÇARE U LA 8 DITË NË NJË BARELË NË SPITALIN E PALERMOS | E BIJA ROMINA GELARDI DENONCOI SE VDIQ NGA NEGLIZHENCA E STAFIT MJEKËSOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 23, 2024
  • 1 min read

Palermo, Itali | Znj. Romina Gelardi ka depozituar një ankesë në prokurorinë e Palermos pasi tha se nëna e saj 76-vjeçare Maria Ruxhia (Ruggia) ishte lënë e patrajtuar në një barelë në spitalin lokal Ingrassia për tetë ditë përpara se të vdiste më 20 dhjetor 2024”, thanë burimet hetimore të dielën.

 

Ata e lanë nënën time në barelë në urgjencën e spitalit Ingrassia nga 10 deri më 18 dhjetor”, tha ajo.

 

Ajo u transferua në repartin e Mjekësisë së Përgjithshme vetëm në datën 19 dhjetor, kur tashmë ishte e sëmurë rëndë dhe mund të kishte marrë një infeksion në spital”, tha ajo.

 

Por në atë moment ishte tepër vonë. Ajo vdiq më 20 dhjetor 2024”, tha znj. Gelardi, e cila, përfaqësohet nga avokati Andrea Dell'Aira.

 

Policia ka sekuestruar listat mjekësore dhe do të kryhet autopsia në kuadër të hetimeve për zbardhjen e shkakut të vdekjes.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page