top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“NJË DOLLAR NJË BOTË” (ONE DOLLAR ONE WORLD): FUSHATA NË INTERNET PËR FINANCIMIN E OBSH-së | AGJENCIA NUK ËSHTË E PËRSOSUR POR ËSHTË GJITHÇKA QË KEMI PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN GLOBAL.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
 “One Dollar, One World”, fushata në internet për financimin e OBSH-së.
 “One Dollar, One World”, fushata në internet për financimin e OBSH-së.

Jorku i Ri, Amerikë | One Dollar, One World”, fushata në internet për financimin e OBSH-së.

 

Marrja e 1 miliard dollarëve me një donacion prej vetëm 1 dollar nga 1 miliard njerëz në mbarë botën.

 

Ky është qëllimi ambicioz i fushatës. “Një Dollar, Një Botë”, e nisur për të mbështetur Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke kompensuar rënien e burimeve që agjencia u detyrua të bënte pas daljes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Nisma lindi spontanisht nga stafi i OBSH-së, pas një propozimi të italianes Tania Çernushi (Cernuschi).

 

Dje, një anëtar i stafit të OBSH-së m'u afrua duke thënë se do të donte të niste apelin e saj për të tërhequr mbështetje dhe fonde, unë isha e emocionuar dhe, në të njëjtën kohë, e kujdesshme për ambiciozitetin e qëllimit”, tha znj. Sandra Sorial, drejtuese e grupit.

 

Falë fushatës së fondacionit “Who”, një fondacion i lidhur me OBSH-në në pak orë ideja u bë realitet dhe fushata u lançua në internet.

 

Tani ajo ka mbledhur afro 65000 dollarë nga rreth 2500 donatorë.

 

OBSH-ja nuk është perfekte, por është gjithçka që kemi për të mbrojtur shëndetin global, veçanërisht në kohë pasigurie dhe burimesh të pakta”, lexojmë në faqen kushtuar fushatës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page