Lushnje, Shqipëri | Një aksident i rëndë automobilistik ngjau në Pluk të Lushnjes.
Dy automjete përfunduan në ambientet e brendshme të një lokali.
Për pasojë mbeti një qytetar i plagosur.
Drejtuesi i automjeti tip “Volksvagen” me targa AA 568 XI ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip “Mercedes-Benz”, i cili, ishte parkuar para lokalit dhe të dy automjetet kanë përfunduar brenda lokalit.
Shoferi është dërguar me njëherë me urgjencë në spitalin e Lushnjes.
Aksidenti automobilistik mund të rezultonte me pasoja tejet të rënda, nëse do të kishte ndodhur gjatë ditës, por, fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel në çastin që automjetet hynë brenda tij.
Pronarja e lokalit shprehet se dëgjuan një zhurmë të madhe, teksa ishin në shtëpi dhe panë nga kamerat e sigurisë më pas se çfarë kishte ndodhur.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments