NJË AEROPLAN I VOGËL CESSNA 500 RA NË NJË LAGJE TË SAN DIEGOS DUKE SHKAKTUAR ZJARR NË 15 BANESA + NË AUTOMJETE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 22
- 1 min read

San Diego, Amerikë | “Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të San Diegos gjatë motit me mjegull të enjten në mëngjes, duke shkaktuar zjarr në rreth 15 shtëpi dhe duke evakuuar banorët përgjatë disa blloqeve”, thanë autoritetet.
“Kemi karburant për avionë kudo”, tha ndihmës shefi i departamentit të zjarrfikësve, Dan Edi (Eddy), gjatë një konference për shtyp.
“Qëllimi ynë kryesor është të kontrollojmë të gjitha këto shtëpi dhe t’i nxjerrim të gjithë jashtë menjëherë”, tha ai.
Ai tha se kishte pasur goditje të drejtpërdrejtë në disa shtëpi në lagjen Mërfi Keniën (Murphy Canyon).
Nuk dihet nëse kishte të plagosur.
Administrata Federale e Aviacionit tha se avioni Cessna 550 u rrëzua pranë Aeroportit Ekzekutiv Montgomery-Gibbs.
“Numri i personave në bord është i panjohur në këtë kohë”, thanë autoritetet.
Avioni mund të mbajë gjashtë deri në tetë persona.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments