top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË 38-VJEÇAR NGA TIRANA U GJET I VDEKUR NË KSAMIL: POLICA THA SE DYSHOHET SE PËSOI ARREST KARDIAK | MEDIA THOTË SE U PRE NGA HELIKAT E NJË MJETI LUNDRUES TË DREJTUAR NGA NJË QYTETAR ME MBIEMËR DODA.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Ksamil, Shqipëri | Një 38-vjeçar nga Tirana është gjetur i vdekur në Ksamil, pranë një masivi shkëmbor në det.

 

Varianti zyrtar i shprehur nga strukturat e Policisë së Shtetit thotë se dyshohet se ai u mbyt për shkak të një arresti kardiak.

 

Ai kishte dalë për lundrim me kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në atë zonë.

 

Njoftim | Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

 

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Ndërkohë, nga media të ndryshme kumtohet se viktima u pre nga helikat e një motori uji (jet-ski) i cili drejtohej nga një qytetar me mbiemër DODA, i cili, arriti të largohej nga vendi i ngjarjes kriminale.

 

Natyrisht, që kësaj çështje shumë shpejt do t’i dali tymi, dhe vërteta e vdekjes së 38 vjeçarit, do të bëhet publike me doemos.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page