top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NISMA E RE E QEVERISË: ÇDOKUSH QË ËSHTË SHQETËSUAR NGA TELEFONATAT PROMOCIONALE DUHET TË REGJISTROHET NË NJË REGJISTËR PËR TË MOS U BEZDISUR MË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Çdokush që është shqetësuar nga telefonatat promocionale duhet të regjistrohet në një regjistër për të mos u bezdisur më.

 

Krijimi i këtij regjistri të dhënash është një iniciativë ligjore e qeverisë, me qëllim që qytetarët të mos bezdisen më nga operatorët që përpiqen t’u shesin një produkt.

 

Regjistri për komunikimet tregtare të pakërkuara është një bazë të dhënash, e plotësuar nga administratori i regjistrit, pas kërkesës që bën qytetari.


Ai shpreh vullnetin e tij për të mos qenë pjesë e thirrjeve nga ofrues të ndryshëm shërbimi, thirrjet mund të jenë përmes telefonatave, sms apo postës elektronike, regjistri identifikon qytetarët që nuk duann të marrin telefonata dhe nga ana tjetër, identifikon ofruesit e shërbimeve që kryejnë marketing të drejtpërdrejt.


Në momentin që qytetari shpreh vullnetin për të mos qenë pjesë e këtyre thirrjeve, do të duhet të regjistrohet duke dhënë identitetin e tij, nr e tij të telefonit, apo adreësën e postës elektronike ku nuk dëshiron të kontaktohet”, tha znj. Blerta Xhako, drejtore juridike pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

Një operator, para se të kryejë telefonatën, është i detyruar të verifikojë në regjistër numrin të cilit po i telefonon.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page