top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NISMA E MINISTRISË GREKE TË KULTURËS: 5 MIJË € PËR 1 VIZITË PRIVATE NË ZONËN ARKEOLOGJIKE TË AKROPOLIT PËR 1 GRUP TË PËRBËRË GJER NGA 5 VETA | GJER MË TASH JANË BËRË SHTATË VIZITA PRIVATE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Athinë, Greqi | Që nga nisja e nismës së Ministrisë së Kulturës Greke, janë bërë shtatë vizita private në zonën arkeologjike të Akropolit.

 

Këtë e mësojmë në informacionin e Organizatës për Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Kulturore (ODAP), raportuar nga enti mediatik grek Kathimerini.

 

Vizitat, të cilat kushtojnë 5 mijë euro secila, u hapën për prenotime në fund të muajit qershor, mes polemikave dhe protestave të opozitës dhe Shoqatës së Arkeologëve Grekë që e cilësuan nismën si antidemokratike.

 

Bileta e përgjithshme për vizitën është e vlefshme për një grup deri në pesë persona për një periudhë nga fillimi i prillit deri më 31 tetor, çdo të martë, të premte dhe të shtunë jashtë orarit standard të hapjes, pra nga ora 07:00 deri në 9:00 dhe nga 20:00 deri në 22:00.

 

Deri më tani, publiku i interesuar për ofertën VIP vjen nga vendet evropiane dhe përbëhet nga grupe, familje, çifte dhe në një rast nga një vizitor i vetëm.

 

Vizitorët e parë që përfituan nga “The Acropolis experience”, kështu quhet oferta, ishin një çift rus në fillim të muajit korrik.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page