Managua, Nikaragua | Qeveria e Presidentit Daniel Ortega ka dëbuar 222 besimtarë, përfshirë 91 murgesha, që nga muaji prill i vitit 2018, sipas raportit “Liria fetare, persekutimi i laikëve” të lëshuar nga OJQ Colectivo Nicaragua Nunca Más.
“Në total që nga viti 2018 janë dëbuar të paktën 222 besimtarë, përfshirë 91 murgesha”, lexojmë në dokumentin ku saktësohet gjithashtu se 34 priftërinj u detyruan të largoheshin nga shteti i Amerikës së Jugut në periudhën janar-prill të këtij viti.
Kjo është një prirje që nuk tregon shenja pakësimi, duke pasur parasysh se javën e kaluar shtatë njerëz të tjerë fetarë (gjashtë priftërinj dhe një frat) u dëbuan dhe u dërguan përsëri në Vatikan.
“Shkeljet e shumëfishta të lirisë fetare vazhdojnë në Nikaragua, duke reflektuar një peizazh të shtypjes (represionit) në rritje, me arrestime arbitrare, sulme të drejtpërdrejta ndaj liderëve fetarë, stigmatizim dhe mesazhe urrejtjeje në deklaratat zyrtare për lirinë e fesë”, thuhet në raportin ColectivoNunca.
Për më tepër, që nga viti 2021, 420 organizata të krishtera janë anuluar, duke përfshirë Caritas të hequr nga dioqeza e Matagalpa-s.
Kësaj të dhënave i shtohet edhe ajo sipas së cilës janë konfiskuar të paktën 22 media fetare, siç është së fundmi Radio Maria, transmetimi i fundit i të cilit është transmetuar më 9 korrik 2024.
Dokumenti denoncon gjithashtu heqjen e shtetësisë nga qeveria e Ortegës.
Në dy vitet e fundit, 22 priftërinj nga Nikaragua, përfshirë Imzot Rolando Álvarez, peshkop i dioqezës së Matagalpa-s dhe imzot Silvio Báez, peshkop ndihmës i Managua-s, janë hequr nga kombësia e tyre Nikaraguane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments