top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIKARAGUA: DIKTATORI KOMUNIST DANIEL ORTEGA DHE GRUAJA E TIJ ROSARIO MURILLO JANË TANI BASHKËPRESIDENTË | KUSHTETUTA E RE ELIMINON OPOZITËN; MANDATI PRESIDENCIAL U ZGJAT NGA 5 NË 6 VJET.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Managua, Nikaragua | Parlamenti i Nikaraguas ka rinovuar Kushtetutën e vendit të Amerikës Qendrore për të disatën herë në muajt e fundit, duke përcaktuar se presidenca e Republikës do të përbëhet nga një bashkëpresident dhe një bashkëpresidente femër e zgjedhur me votim universal.

 

Ndryshimi duket se do të bëhet për nënpresidentin Rosario Murillo, bashkëshorten e presidentit Daniel Ortega, e cila, nga sot është edhe “bashkëpresidente”.

 

Mandati presidencial u zgjat gjithashtu nga pesë në gjashtë vjet dhe ekzekutivit iu kërkua të koordinonte të gjitha pushtetet e tjera shtetërore.

 

Amendamentet kushtetuese të propozuara nga diktatori Ortega dhe të miratuara unanimisht në votimin e dytë dhe të fundit nga legjislatura, përcaktojnë se për të qenë kandidat për bashkëpresident subjekti duhet të ketë banuar vazhdimisht në Nikaragua në gjashtë vitet para zgjedhjeve dhe të mos jetë shpallur tradhtar i atdheut ose të mos kenë fituar një shtetësi tjetër, gjë që përjashton të gjithë udhëheqësit kryesorë të opozitës që u internuan dhe u hoqën nga nënshtetësia nikaraguane dy vjet më parë.

 

Midis tyre ishin Cristiana dhe Juan Sebastián Chamorro, Félix Maradiaga, Arturo Cruz, Miguel Mora, Medardo Mairena, Noel Vidaurre, Lesther Alemán, Dora María Téllez dhe Francisca Ramírez, të cilët të gjithë nuk kanë më nënshtetësi në vendin e Amerikës Qendrore.

 

Diktatori Ortega, me moshë 79 vjeç, ka qenë në pushtet që nga viti 2007 dhe ka qeverisur Nikaraguan me grusht të hekurt që nga viti 2017 me gruan e tij Murillo.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page