Nikaragua | Të paktën njëmbëdhjetë priftërinj dhe dhjakë janë arrestuar nga qeveria në Nikaragua në 48 orët e fundit: kjo u njoftua nga organizata lokale universitare katolike.
Disa aktivistë - duke përfshirë avokaten nikaraguane dhe mbrojtësen e të drejtave të njeriut Martha Molina - kanë denoncuar se ky sulm i ri kundër Kishës së vendit është pjesë e fazës më të keqe të represionit që nga muaji prill i vitit 2018, kur shpërthyen protestat në kombin e Amerikës Qendrore.
Arrestimet e fundit ndodhin ndërsa festivalet popullore për nder të Santo Domingo de Guzmán fillojnë në Managua, një nga aktivitetet dhe traditat e pakta fetare në të cilat autoritetet autorizojnë besimtarët të dalin në rrugë, edhe nëse nën koordinimin e Policisë Kombëtare.
Deri tani as ekzekutivi i z. Daniel Ortega dhe as policia nuk kanë komentuar raportin e arrestimeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments