top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIGERI: SULMI I NDËRMARRË NGA USHTRIA NË KATSINA VRAU MBI 20 XHIHADISTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 19, 2025
  • 1 min read

Abuja, Nigeri | Forcat ajrore të Nigerisë kanë kryer një sulm në shtetin qendror Katsina, duke thënë se vranë të paktën 20 njerëz që besohet se ishin militantë xhihadistë.

 

Zëvendësdrejtori i Marrëdhënieve me Publikun e Forcave Ajrore, Kabiru Ali, tha në një deklaratë se sulmet kishin në shënjestër kampet e fortifikuara përgjatë rrugës Funtua-Gusau.

 

Operacioni u krye - shtoi zyrtari ushtarak - pasi burime të besueshme të inteligjencës zbuluan praninë e një grupi të madh terroristësh në zonë”.

 

Sulmet ajrore, të kryera në bazë të inteligjencës së saktë dhe vepruese, shkatërruan kampet e fortifikuara të krerëve famëkeq të bandave Gero (Alhaji) dhe Alhaji Riga, duke neutralizuar më shumë se 20 kriminelë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se të tjerët u vranë në kodrat shkëmbore përreth.

 

Për ushtrinë nigeriane, neutralizimi i dy udhëheqësve të bandës përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në fushatën e vazhdueshme ushtarake për të rivendosur paqen në veriperëndim.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page