Berlin, Gjermani | Siç njoftoi kancelari gjerman Olaf Sholc (Scholz), që nga mëngjesi i sotëm Gjermania ka rivendosur kontrollet kufitare për të paktën gjashtë muaj, ndoshta edhe më shumë, për të luftuar imigracionin e paligjshëm, duke pezulluar efektivisht Shengenin.
Ministrja e Brendshme Nensi (Nancy) Faeser deklaroi dje se qëllimi i vendimit është të luftojë imigracionin e paligjshëm dhe të ndalojë kriminelët dhe të identifikojë dhe ndalojë herët ekstremistët islamikë.
Masat përfshijnë kontrolle në pikat kufitare me vendet fqinje dhe kontrolle të rastësishme nga policia federale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments