top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NGA DI KAPRIO TE XHENIFER LOPEZ (JLO): VIP-at PO DRIDHEN NGA ARRESTIMI I KËNGËTARIT TË REPIT SIN KAMBS (SEAN COMBS) | PROKURORI: REPERI I VURI FLAKËN MAKINËS SË NJË RIVALI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jorku i Ri, Amerikë | Përveç krimeve të dhunës dhe trafikimit seksual për të cilat u padit, prokurori i Jorkut të Ri e akuzon reperin Sin Kambs (Sean Combs) se ka orkestruar djegien e makinës së një reperi rival.

 

Dokumentet e prokurorit nuk e identifikojnë viktimën si Kid Kudi (Cudi), por nga veprimet e përshkruara në dokumente pasqyrohet hap pas hapi ajo që ka thënë ish-partnerja e reperit Kambs (Combs), këngëtarja Kasi Ventura (Cassie Ventura), në veprimin e saj ligjor kundër artistit të hip-hop-it, në të cilin, përmendet shprehimisht emri i Kudit (Cudi).

 

Ngjarjet e përshkruara nga prokurorët e Jorkut të Ri pretendojnë se në fund të vitit 2011 reperi Kambs (Combs) organizoi një depërtim në shtëpinë e viktimës dhe më pas i vuri zjarrin makinës së tij me një koktej molotov dy javë më vonë.

 

Gjithçka nga xhelozia, sipas Kasit, e cila, kishte përmendur episodin në ankesë si një shembull të asaj që reperi Kambs (Combs) është gati t'u bëjë atyre që sipas tij, nuk e kanë respektuar atë.

 

Vjeshtën e kaluar Kid Kudi (Cudi), emri i vërtetë i të cilit është Skat Meskudi (Scott Mescudi), konfirmoi përshkrimin e këngëtares për incidentin.

 

Diddy” Kambs (Combs) është mbyllur që nga java e kaluar në një burg të Bruklinit të rezervuar për të pandehurit në pritje të gjyqit.

 

Ndërsa Holliudi po punon për dy dokumentarë - përveç atij të Max-it, një i dytë është shtuar në Netflix i prodhuar nga reperi 50 Cents - personazhet e famshëm që ndiqnin rregullisht festat e egra të organizuara nga reperi Kambs (Combs) në vilat e tij dhe në hotelet luksoze.

 

Kam vite që nuk kam lidhje me Kambsin (Combs)”, deklaroi aktori me fame botërore Leonardo Di Kaprio (Caprio), i fotografuar në vitin 1998 në Hamptons gjatë një prej festave të bardha të famshme të reperit Kombs (Combs), por edhe në vitin 2019, me rastin e 50-vjetorit të lindjes së reperit.

 

Superyjet e tjerë të ftuar në festat e Hamptons, ku reperi Kambs (Combs) e krahasoi veten me një “Jay Gatsby të ditëve të sotme”, përfshijnë Kim Kardashian, Paris Hilton, Kim Porter dhe Mariah Kerei(Carey).

 

Në mesin e VIP-ave që iu bashkuan shoqëruesve të impresarios në një moment të caktuar janë edhe Usher, Justin Bieber, komediani Kevin Hart dhe Jennifer Lopez, të cilët patën një marrëdhënie të pandërprerë me pionierin e hip-hopit midis viteve 1999 dhe 2001.

 

Dokumentari Max's i është besuar kineastëve dy herë fitues të çmimit Emmy për filmin Quiet on Set.

 

Netflix do të prodhojë një seri filmash me synimin për të siguruar që veprimet e një individi të vetëm të mos lënë në hije lëvizjen e gjerë kulturore, artistike dhe muzikore të lindur në Bronks, 50 vjet më parë.

 

Projekti është në prodhim me regjinë e Alexandra Stapleton: “Historia e reperit Kambs (Combs) nuk është historia e plotë e hip hopit dhe kulturës së tij, një histori komplekse me ndikim të rëndësishëm njerëzor gjatë dekadave që shkon përtej titujve të gazetave apo klipeve që kemi parë”, thanë znj. Stapleton dhe reperi 50 Cents, për entin mediatik Variety.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page