
Firence, Itali | Falë inteligjencës artificiale të kombinuar me teknikat e imazhit me rezolucion shumë të lartë, është e mundur të zbulohen shenjat e para të rreth njëzet prej sëmundjeve kronike dhe degjenerative kryesore dhe më të përhapura të retinës dhe të përcaktohet mosha biologjike e një personi.
Këta janë kufijtë e rinj të oculomics, një fushë e re kërkimi e lindur falë përparimit të teknikave të imazherisë, e cila, analizon syrin si një pasqyrë e shëndetit të të gjithë organizmit.
Kjo u diskutua në Kongresin e 12-të Ndërkombëtar të FLOREtina ICOOR, që u zhvillua në Firence deri më 8 dhjetor 2024, i cili, mblodhi së bashku ekspertët kryesorë ndërkombëtarë në patologjitë e retinës nga 64 vende të botës.
“Nga analiza e retinës, inteligjenca artificiale tashmë mund të identifikojë, si një specialist ekspert, retinopati diabetike, degjenerimi makular dhe retinopatia e parakohshme.
Por retina dhe nervi optik janë zgjatime të trurit dhe ndryshe nga çdo pjesë tjetër e trupit të njeriut, ofrojnë një mundësi unike për vizualizimin e drejtpërdrejtë, in vivo dhe jo-invazive, të sistemeve neurosensore dhe mikrovaskulare”, shpjegon z. Stanislao Rizzo, president i FLORetina ICOOR, drejtor i Departamentit të Oftalmologjisë, i Poliklinikës A. Gemelli IRCCS dhe profesor i Oftalmologjisë në Universitetin Katolik të Romës.
“Një studim pionier i publikuar në Nature Biomedical Engineering ka treguar, për shembull, se si teknikat e të mësuarit të thellë mund të analizojnë imazhet e retinës për të parashikuar me saktësi faktorët e rrezikut, algoritmet e bazuara në inteligjencë artificiale (AI), veçanërisht ato që përdorin të mësuarit e thellë, janë dëshmuar të afta të parashikojnë rrezikun e ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare, të tilla si ataku në zemër dhe goditjet në tru, dhe faktorët e rrezikut të lidhur, si p.sh. prania e hipertensionit arterial dhe aterosklerozës”, përfundon ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments