NESËR (E MARTË) NË ORËN 15:00 DO T’I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT HAXHI THAÇIT (BABAIT TË ISH-PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS HASHIM THAÇI).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 17
- 1 min read

Skënderaj, Kosovë | Nesër (e martë) në orën 15:00 do t’i jepet lamtumira e fundit z. Haxhi Thaçi (babait të ish-presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi).
Në ora 9:00 do të nisë ceremonia mortore të cilën e ka organizuar komuna e Skenderajt.
Ndërsa, Dhomat e Specializuara thonë se të paraburgosurit kanë të drejtë të ushtrojnë kërkesa për të cilat më pas marrin vendim gjyqtarët.
“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet në përgjigje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários