NEGOCIATORI RUS OLIGARKU KIRILL DMITRIEV THA PËR ENTIN MEDIATIK “POLITICO”: NË RIAD RUSIA DHE SHBA-ës DISKUTUAN PËRVEÇ TË TJERASH BASHKËPUNIMIN E MUNDSHËM NË PROJEKTET ENERGJETIKE TË ARKTIKUT.
- Feb 18
- 1 min read

Riad, Arabia Saudite | “Rusia dhe Shtetet e Bashkuara diskutuan gjithashtu bashkëpunimin e mundshëm në projektet energjetike të Arktikut në takimin e tyre sot në Riad”, tha për entin mediatik “Politico” oligarku rus Kirill Dmitriev, CEO i Fondit Rus për Investime Sovrane të Pasurisë (RDIF) dhe një anëtar i delegacionit të Moskës në bisedime.
Z. Dmitriev tha se bisedimet ekonomike mbuluan linja të përgjithshme, por se të dy palët diskutuan disa fusha specifike të bashkëpunimit.
“Ishte më shumë një diskutim i përgjithshëm, ndoshta projekte të përbashkëta në Arktik. Ne diskutuam në mënyrë specifike për Arktikun”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários