top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NDËRPRERJE MASIVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË SPANJË; NË PORTUGALI DHE NË FRANCËN JUGORE | INTERNETI + TRENAT + AVIONËT NDALUAN NË GADISHULLIN IBERIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 28
  • 3 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Një ndërprerje masive po prek Spanjën, Portugalinë dhe Francën jugore.

 

Furnizimi me energji elektrike në Spanjë është ndërprerë rreth orës 12:50.

 

Të gjitha shërbimet e lidhjes së internetit janë ndërprerë në të gjithë Gadishullin Iberik.

 

Kompanitë kryesore të energjisë elektrike nuk dhanë një shpjegim për ndërprerjen”, raporton gazeta “El Pais”.

 

Operatori francez tha gjithashtu se origjina e ndërprerjes së energjisë në Gadishullin Iberik është e pacaktuar.

 

Probleme në aeroportet dhe trenat e Madridit në pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik, ku trafiku hekurudhor është i bllokuar, siç raportohet nga operatori hekurudhor Renfe.

 

Metroja e kryeqytetit gjithashtu u ndalua dhe u evakuua.

 

Fluturimet u ndaluan në aeroportet e Madridit, Barajas dhe Lisbonës, ndërsa anulime fluturimesh u raportuan në Barcelona-El Prat.

 

Instituti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (Incibe) po heton nëse ndërprerja e gjerë e energjisë elektrike ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik.

 

Sipas burimeve qeveritare të cituara nga gazeta, qeveria po heton arsyet me ekipe të ndryshme të ministrive të ndryshme, por për momentin nuk mund të japin asnjë informacion për arsyet që shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike që përfshiu disa rajone të gadishullit.

 

Operatori spanjoll i sistemit të energjisë elektrike, Rete Elettrica, ka aktivizuar planin për të rivendosur furnizimin me energji elektrike me kompanitë e këtij sektori, siç tregohet në një mesazh të botuar në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Rete Elettrica raporton se është regjistruar një zero në sistemin elektrik të Gadishullit Iberik, që tregon një ndërprerje të përgjithshme dhe se shkaqet janë duke u analizuar dhe të gjitha burimet po i kushtohen zgjidhjes së problemit.

 

Furnizimet me ujë kanë filluar të rikthehen në veri dhe jug të gadishullit.

 

Po fillojmë të rikuperojmë tensionin për veriun dhe jugun, çelës për rivendosjen progresive të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në një mesazh në rrjetin social virtual Iks (X) të operatorit.

 

Është një proces që përfshin rivendosjen graduale të furnizimit të rrjetit të transportit me aktivizimin e grupeve të prodhimit”, saktësohet, por megjithatë nuk jepet asnjë tregues për shkaqet e ndërprerjes së shërbimit.

 

Energjia elektrike ka rifilluar në vendin Bask pas një ore e gjysmë ndërprerje.

 

Nga ndërprerja u prek edhe Masters 1000 i Madridit: u prekën ndeshjet e para të ditës, duke përfshirë edhe atë të Matteo Arnaldit, të cilat u ndërprenë.

 

Në Portugali, ndërprerja e energjisë ka vështirësuar komunikimet në të gjithë vendin, nga veriu në jug.

 

Pasoja pati edhe në disa komuna në jug të Francës, jo shumë larg kufirit spanjoll, veçanërisht në Occitani, veçanërisht në zonën e Perpignan, e ashtuquajtura Katalonja Franceze.

 

Ministri portugez nuk e përjashton mundësinë e sulmit me haker: Ministri portugez për Kohezionin Territorial nuk përjashton që ndërprerja e energjisë që goditi Portugalinë mund të jetë për shkak të një sulmi kibernetik, duke shtuar se ndërprerja prek edhe Spanjën, Francën dhe Gjermaninë.

 

Ekziston kjo mundësi, por nuk është konfirmuar”, tha z. Manuel Kastro (Castro) Almeida për entin mediatik “RTP”, televizionin shtetëror të Portugalisë.

 

Ndërkohë, raportimet nga aeroporti i Lisbonës flasin për një situatë kaotike dhe zona të aeroportit ende në errësirë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page