Uashington, Amerikë | NASA transmetoi një këngë hip-hop në hapësirën e thellë për herë të parë: kënga e zgjedhur është “The Rain (Supa Dupa Fly)” nga Missy Elliott, e cila udhëtoi me shpejtësinë e dritës, duke udhëtuar 254 milionë kilometra midis Tokës dhe Venusit falë antenave të rrjetit të hapësirës së thellë (DSN).
Është kënga e dytë e transmetuar në hapësirën e jashtme, pas “Across the Universe” të grupit muzikor Dhë Bitlls (The Beatles) në vitin 2008.
Gjithashtu me atë rast, u përdorën antenat e Deep Space Network, shërbimi më i madh dhe më i ndjeshëm i telekomunikacionit i programit të NASA-s për Komunikim dhe Navigim Hapësinor: antenat e tij gjigante të radios zakonisht përdoren për të gjurmuar anijen kozmike në misione, për të dërguar komanda dhe për të marrë të dhëna shkencore por ndonjëherë bëhen përjashtime.
Ashtu si ajo që ndodhi të premten më 12 korrik, kur Laboratori i Propulsionit Jet i NASA-s filloi transmetimin e këngës së Missy Elliott.
“Edhe eksplorimi i hapësirës dhe arti i Missy Elliott kanë të bëjnë me shtyrjen e kufijve”, thotë znj. Britni Braun (Brittany Brown), drejtore e divizionit dixhital dhe teknologjik të Zyrës së Komunikimeve në Selinë e NASA-s në Uashington.
Artistja Misi (Missy) ka një histori të dëshmuar të injektimit të tregimeve të përqendruara në hapësirë dhe imazheve futuriste në videot e saj muzikore, kështu që mundësia për të bashkëpunuar në diçka jashtë kësaj bote është vërtet e përshtatshme.
Kënga udhëtoi afërsisht 254 milionë kilometra nga Toka në Venus.
Sinjali i radiofrekuencës, i transmetuar me shpejtësinë e dritës, mori gati 14 minuta për të arritur në Venus.
Transmetimi u krye nga pjata satelitore Deep Space Station 13 me gjerësi 34 metra e vendosur në Kompleksin e Komunikimeve në Hapësirë të Thellë Goldstone pranë Barstou (Barstow), Kaliforni.
“Ende nuk mund ta besoj se do të largohem nga kjo botë me NASA-n përmes DSN-së kur “The Rain (Supa Dupa Fly)” të bëhet kënga e parë hip-hop e transmetuar ndonjëherë në hapësirë!”, komentoi këngëtarja.
“Zgjodha Venusin sepse simbolizon forcën, bukurinë dhe fuqizimin dhe jam shumë e nderuar që kam mundësinë të ndaj artin dhe mesazhin tim me universin”, tha ajo.
Planeti Venus është zgjedhur gjithashtu si destinacion për shumë misione shkencore që do të dërgojnë të dhëna në Tokë duke përdorur DSN.
NASA planifikon të nisë misionin Davinci (Hetimi i atmosferës së thellë të Venusit të gazit, kimisë dhe imazhit) jo më herët se në vitin 2029 dhe misionin Veritas (Venus Emissivity, Radio Science, InSAR, Topography, and Spectroscopy) jo më herët se 2031.
NASA dhe DSN po bashkëpunojnë gjithashtu në misionin Envision të cilin Agjencia Evropiane e Hapësirës duhet ta nisë jo më herët se 2031.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
header.all-comments