top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NASA: SHIHNI FOTON MË TË AFËRT TË NEPTUNIT E SHKREPUR MË 25 GUSHT TË VITIT 1989 | FOTOJA ËSHTË REALIZUAR NGA VOYAGER 2: MISIONI MË JETËGJATË I NASA-s DERI MË SOT.

Uashington, Amerikë | Fotoja më e afërt e planetit Neptun është bërë nga Voyager 2 i NASA-s.

 

Neptuni është 2.8 miliardë milje (4.5 miliardë kilometra) nga dielli dhe fotografia është bërë më 25 gusht 1989.

 

Voyager 2, misioni më i gjatë i NASA-s, eksploroi Neptunin gjatë një takimi historik më 25 gusht 1989, duke i dërguar njerëzimit pamjet e para nga afër të planetit.

 

Pse është kaq e rëndësishme kjo foto?

Më 25 gusht 1989, anija kozmike Voyager 2 e NASA-s bëri imazhet e para nga afër të Neptunit.

 

Kjo është ndër fotot e fundit të realizuara para përfundimit të “Grand Tour” të planetëve të Voyager 2 dhe është kthyer në një nga më ikoniket.

 

Ajo zbuloi Neptunin si një blu të thellë, e cila ngjyrosi perceptimin e publikut për planetin për dekada.

 

Pamjet (imazhet) origjinale të Voyager 2 janë marrë me ngjyra false dhe duke përdorur filtra.

 

Kjo është një teknikë standarde e përdorur nga astronomët planetarë.

 

Në këtë rast, u përdorën filtra blu dhe jeshilë së bashku me një filtër që kalon dritën në një gjatësi vale të përthithur nga gazi metan.

 

Sipas shkencëtarëve, hidrogjeni dhe heliumi dominojnë atmosferën e Neptunit, por metani i jep atij pamjen blu duke thithur dritën e kuqe.

 

Filtrat e bëjnë metanin të duket blu e errët në këtë pamje (imazh), por gjithashtu zbulojnë një shtresë të tejdukshme të mjegullës rreth planetit.

 

Buza e kuqe e ndezur rreth Neptunit shkaktohet nga mjegulla që shpërndan dritën e diellit në lartësi më të larta, mbi pjesën më të madhe të metanit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page