Napoli, Itali | Z. Luigji Prokopio (Luigi Procopio) dyshohet se u vra nga një i afërm për një borxh prej vetëm 5 mijë eurosh, natyra e të cilit ende po hetohet.
Ai u qëllua për vdekje 30 shtatorin e kaluar në zonën e Duçeskës, në qendër të Napolit.
I arrestuari quhet Antonio Amoroso dhe është i afërm me z. Amoroso (Procopio): në fakt është nipi i gruas së viktimës.
Agjentët e Skuadrës Fluturuese të Napolit, me ndihmën e personelit të Skuadrës Fluturuese të Milanos dhe mbështetjen teknike të Shërbimit Qendror Operativ, arrestuan të dyhsuarin si doras, i cili u gjurmua në kryeqytetin Lombard.
Ndaj tij, ditët e fundit ishte shqiptuar një masë sigurimi “arrest me burg” nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Napolit që koordinon hetimet, pasi dyshohet për vrasjen e z. Luixhi Prokopio (Luigi Procopio).
45-vjeçari u vra me të shtëna me armë zjarri në prani të djalit të tij 11-vjeçar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments