top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NAPOLI: KREU I RI MAFIOZ FRANÇESKO (FRANCESCO) PIO VALDA ME MOSHË 21 VJEÇ U DËNUA ME BURGIM TË PËRJETSHËM | VRAU NJË KUZHINER PICASH PËR NJË PALË KËPUCË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 30
  • 1 min read

Napoli, Itali | Gjykata e Asizit e Napolit (seksioni i parë, presidentja Teresa Anunciata - Annunziata) dënoi me burgim të përjetshëm bosin Françesko (Francesco) Pio Valda për vrasjen e z. Françesko (Francesco) Pio Maimone, kuzhinierit 18-vjeçar të picave i vrarë me një të shtënë në gjoks.

 

Akti kriminal ngjau pas një debati me të cilin ai ishte i huaj, i cili shpërtheu për një palë këpucë të pista.

 

Ngjarja kriminale daton në natën midis 19 dhe 20 marsit të vitit 2023 dhe ndodhi midis shtëpive në bregdetin e Napolit.

 

Vetëm 21 vjeç, z. Valda konsiderohet nga DDA si në krye të grupit kriminal me të njëjtin emër në lagjen Barra të Napolit.

 

Dhjetë ditë më parë u dënua me 15 vjet e 4 muaj për shoqërim mafioz.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page