Napoli, Itali | Atlantiku Farnese, Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit.
Atlantiku Farnese është një skulpturë prej mermeri 1.85 m e lartë që daton në shekullin II pas Krishtit.
Statuja i përket grupit të skulpturave nga koleksioni Farnese të gjetura në Terme di karakala (Caracalla), në Romë, në vitin 1546 dhe më pas u zhvendosën në Napoli, në vitin 1787, nga Karli (Charles) III i Burbonit.
Skulptura përshkruan Titan Atlantik duke mbështetur globin mbi supet e tij, mbi të cilin përfaqësohen 43 yjësi.
E veçanta e veprës, kopje romake e shekullit II pas Krishtit e një prototipi helenistik, përcaktohet nga veçantia e saj.
Globi Farnese është në fakt përfaqësimi më i plotë i sferës qiellore, ashtu siç është konceptuar nga kultura heleniste.
Një ikonografi e përcjellë ndër shekuj deri në Rilindje përmes veprës së Tolomeos.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments