top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NAPOLI: ABUZIM SEKSUAL ME 2 NXËNËS TË MITUR | ARRESTIM NË GJIMNAZ: ASISTENTJA E SHKOLLËS NË ARREST SHTËPIE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 8, 2024
  • 1 min read

Napoli, Itali | Dhunë seksuale dhe tentativa për dhunë seksuale ndaj dy nxënësve që në momentin e ngjarjes nuk ishin as 15 vjeç.

 

Kjo është akuza penale e Prokurorisë së Torre Anunciatës (Annunziata), në Napoli, e shqiptuar ndaj një bashkëpunëtori shkolle në Kaselamare (Castellammare) di Stabia, të cilit, seksioni i policisë gjyqësore në Prokurori, por edhe Karabinierët dhe Policia Financiare i njoftuan mëngjesin e sotëm për arrestin shtëpiak.

 

Të dhënat e mbledhura përcaktohen si serioze nga hetuesit.

 

Autoritetet e hetimit kanë shfrytëzuar jo vetëm deklaratat e viktimave, por, edhe të mësuesve, të cilave, iu shtuan edhe bisedat mes të dyshuarit, viktimave dhe nxënësve të tjerë të së njëjtës shkollë të mesme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page