top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NËNKRYETARI I KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË RUSISË DMITRI MEDVEDEV: DUROVI GABOI NË LLOGARITJET E TIJ SEPSE NUK BASHKËPUNOI ME PUTININ DHE HARROI QË SI RUS ËSHTË I RREZIKSHËM PËR PERËNDIMIN.

Moskë, Federata Ruse | Pavel Durov ka llogaritur gabim kur u largua nga Rusia: në Perëndim ai ende konsiderohet jo një njeri i paqes, por një rus i rrezikshëm”, shkroi në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, duke komentuar arrestimin e themeluesit të Telegram-it në Francë.

 

Një herë, para disa kohësh, e pyeta Durovin se pse nuk dëshiron të bashkëpunojë me policinë në rastet e krimeve të rënda. Ky është qëndrimi im parimor”, tha ai.

 

Atëherë do të kesh probleme serioze në çdo vend, i thashë”, tha z. Medvedev.

 

Ai ndjeu se kishte problemet më të mëdha në Rusi dhe u largua, duke marrë më vonë edhe nënshtetësi/leje qëndrimi në shtete të tjera. Ai donte të ishte një burrë i botës brilant që jeton shumë mirë pa një vend. ‘Ubi bene ibi patria!’ (Aty ku ndihem mirë është atdheu im, red.)


Ai llogariti gabim. Për të gjithë armiqtë tanë të përbashkët, ai tani është rus, dhe për këtë arsye i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm.


Me gjak të ndryshëm.


Sigurisht jo Masku (Musk) apo Zakërbergu (Zuckerberg) i cili, ndër të tjera, po bashkëpunon aktivisht me FBI-në.


Durov duhet të kuptojë më në fund se Atdheu nuk mund të zgjidhet...”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page