top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NËNA E ILLN MASKUT (ELON MUSK) PO GJUHET NGA QEVERITË QË KANË INTERESA PËR TË FITUAR KREDIBILITET NË RRETHIN E BRENDSHËM TË PRESIDENTIT AMERIKAN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 4
  • 2 min read
Në Muzeun Metropolitan të Artit.
Në Muzeun Metropolitan të Artit.

Uashington, Amerikë | Një yll i tërhequr nga udhëheqësit botërorë, të cilët, e shohin atë si një lidhje për të fituar kredibilitet në rrethin e brendshëm të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Si një ish-modele, nëna e z. Illn Mask (Elon Musk), Mei Mask (Maye Musk), ka udhëtuar gjithmonë nëpër botë, por së fundmi orari i saj i takimeve dhe vizitave jashtë shtetit është bërë veçanërisht i ngarkuar.

 

Gjatë gjashtë muajve të fundit, ajo ka qenë në Kinë, Kazakistan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të gjitha vendet që kërkojnë akses të privilegjuar në administratën amerikane.

 

Kazakistani dëshiron të shohë një fund të kufizimeve tregtare, ndërsa Emiratet duan të blejnë armë nga Uashingtoni.

 

Nga ana tjetër, Pekini kundërshton me vendosmëri tarifat e reja të presidentit Tramp (Trump) dhe synon të bëjë aleat z. Illn Mask (Elon Musk), i cili, ka shumë interesa në Kinë me kompanitë e tij.

 

Dhe për të fituar njeriun më të pasur në botë, autoritetet kineze po i drejtohen nënës së tij.

 

Znj. Mei Mask (Maye Musk) është bërë një superstar i vërtetë në vend, ku ajo krenohet me më shumë se 1.2 milionë ndjekës në platforma të ndryshme dhe shpesh ftohet si e ftuar ose folëse nderi në shumë ngjarje.

 

Fama e saj lidhet kryesisht me të qenurit nëna e z. Mask (Musk) dhe një nga reklamat në të cilat ajo luan në Kinë e shfrytëzon këtë rol.

 

Ish-modelja është në fakt fytyra e një linje produktesh për fëmijë dhe përjetësohet duke inkurajuar fëmijët e pabindur të shprehen.

 

Spoti shoqërohet me tekstin: “Asnjë figurë e shquar e kohës sonë nuk është rritur sipas rregullave”.

 

Tre ditë pas zgjedhjeve në ShBA-ës, ajo foli gjatë në Shangai për rolin e djalit të saj në administratën e re amerikane.

 

Ai do të punojë për efikasitetin, por ajo që i pëlqen janë raketat dhe makinat”, tha ajo.

 

Ish-modelja megjithatë ka arritur të krijojë edhe një audiencë të sajën.

 

Me kujtimet e saj, në të cilat ajo rrëfeu jetën e saj si nënë beqare e tre vajzave dhe e mbijetuar e dhunës në familje, ajo në fakt ka tërhequr shumë gra kineze, të magjepsura nga një ideal tjetër i nënës dhe nga përzierja e suksesit dhe bukurisë që ajo arrin të promovojë.

 

Por, për z. Mask (Musk), suksesi ndërkombëtar i nënës së tij rrezikon të krijojë probleme të mëtejshme.

 

I përballur me një ortek kritikash për shkurtimet e bëra nga Departamenti i tij i Efiçencës së Qeverisë, z. Mask (Musk) rrezikon t'i shtojë listës së gjatë të polemikave të ngritura kundër tij një konflikt të mundshëm interesi që përfshin familjen e tij dhe jo vetëm kompanitë në perandorinë e tij.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page