Breshia, Itali | “Rasti i ri i të arratisurit në Breshia (Brescia), ku babai, nëna dhe vëllai i katër vajzave që u rrahën sepse nuk ishin muslimane të mira”, thuhet se nuk mund të gjurmohen.
Enti mediatika Gazeta e Breshias (Giornale di Brescia) e raportoi sot këtë lajm.
Të tre, me origjinë pakistaneze, por shtetas italianë, u dënuan përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit me pesë vjet në fillim të korrikut, por sipas asaj që shkruan gazeta, ata ishin zhdukur dhe dekreti i arratisjes tashmë ishte firmosur nga gjyqtari.
Një bashkatdhetar duket se jeton në shtëpinë ku ata jetonin.
Të tre u dënuan për keqtrajtim që konsistonte në shuplaka, shqelma, grushte dhe tërheqje flokësh sepse vajzat e tyre refuzonin të studionin suret e Kuranit çdo ditë dhe t'i detyronin të vishnin rroba tradicionale të kulturës pakistaneze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments