Berlin, Gjermani | Në vitin 2024, Gjermania do të kalojë pjesën prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të investuar në mbrojtje.
Me shpenzimet në sektor në vlerën 90.6 miliardë euro, arrihet një shifër rekord që i përgjigjet 2.12% të prodhimit të brendshëm bruto.
Është hera e parë që Republika Federale arrin (dhe tejkalon) pragun e vendosur nga NATO në vitin 2014.
Një pikë kthese që ndodh dy vjet pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë dhe që është efekti i mbrojtjes dhe politikës së re të sigurisë e shpallur qysh në muajin shkurt të vitit 2022 nga kancelari Olaf Sholc (Scholz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios