Tiranë, Shqipëri | Në Tiranë do të zhvillohet takimi i 51-të i konferencës rajonale europiane, e cila do të zgjasë për 3 ditë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë INTERPOL-i, përmes një shënimi në faqen zyrtare në platformën sociale virtuale Iks (X).
Ishte komisioni i politikës së jashtme të kësaj organizate që gjatë muajit maj vendosi që një konferencë e tillë e rëndësishme të mbahej në Shqipëri (për herë të parë).
Në Tiranë ka mbërritur sekretari i përgjithshëm i Interpol por edhe gjithë delegacionet nga vende të ndryshme.
E gjithë kjo sipërmarrje e rëndësishme po organizohet nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit