Madrid, Mbretëria e Spanjës | Rreth 1300 njerëz vdiqën nga shkaqe që i atribuohen temperaturave të larta në Spanjë nga muaji korriku deri në pjesën e parë të gushtit: kjo është ajo që tregohet nga vlerësimet e institutit kërkimor publik Karli III (Charles III), përmes sistemit të tij të monitorimit ditor të vdekjeve (MoMo).
Sipas këtij burimi statistikor, në muajin korrik vdekjet që i atribuohen temperaturave të larta ishin në fakt të paktën 765, ndërsa në muajin gusht të vitit 543.
Këto të dhëna, të cituara nga agjencia e lajmeve Efe, dalin teksa vendi iberik përballet me një episod të ri të nxehtësisë ekstreme.
Agjencia Shtetërore Meteorologjike (Aemet) njofton se gjatë ditëve në vijim priten temperatura maksimale mbi 38-40 gradë, veçanërisht në zonat e brendshme.
Të dielën, nxehtësia e fortë mund të godasë gjithashtu zonat me klimë zakonisht më të butë si ato në bregdetin verior.
Nisur nga këto rrethana, Ministria e Shëndetësisë rekomandon që popullata të marrë masa paraprake si hidratimi, freskimi dhe kujdesi për personat më të rrezikuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments