top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË SERBI PROTESTAT QYTETARE DHANË EFEKT: 11 VETA TË ARRESTUAR PËR SHEMBJEN E STACIONIT TË NOVI SADIT | MES TYRE ISH-MINISTRI I TRANSPORTEVE GORAN VESIÇ DHE KREU I HEKURUDHAVE JELENA TANASKOVIÇ.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Beograd, Serbi | Në Serbi, 11 veta u arrestuan sot në kuadër të hetimeve penale për shembjen e stacionit të Novi Sadit, më 1 nëntor 2024, i cili rezultoi në 15 të vdekur.

 

Në raportimin e kësaj, mediat raportuan se në mesin e tyre ishin ish-ministri i Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës Goran Vesiç dhe ish-drejtoresha e përkohshme e sektorit të infrastrukturës së Hekurudhave Shtetërore Jelena Tanaskovic.

 

Z. Vesiç dha dorëheqjen më 4 nëntor, ndërsa znj. Tanaskoviç dje.

 

Mes të tjerëve që përfunduan në pranga ishin zyrtarë të lartë të hekurudhave.

 

Dje ka dhënë dorëheqje edhe ministri i Tregtisë Tomislav Momiroviç, i cili, ka qenë në krye të departamentit të ndërtimit gjatë periudhës në të cilën ka filluar rinovimi i ndërtesës së stacionit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page